Në vegzën më poshtë mund të shkarkoni njoftimin për të gjithë IPSH Barnatoret në RMV, që është lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, e që ka të bëjë me të gjithë personat juridik të IPSH Barnatoreve që kryejnë shitblerje me pakicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore, për barnat që përmbajnë substancë aktive azithromycin.
Në lidhje me Projektin Tuinning të MALMED-it me titull “Harmonizimi i legjislaturës nacionale për barna dhe pajisje mjekësore me atë të BE-së dhe përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e të njëjtës”, më 12 mars në hapësirat e MALMED-it u mbajt mbledhje përmbyllëse me çka edhe zyrtarisht përfunduan të gjitha aktivitetet e parapara të projektit. Në mbledhje morën pjesë drejtoresha e MALMED-it, Mr. Farm. Visara Riza, lideri i projektit nga Lituania, Z. Gitis Androlionis, liderja e projektit nga RMV-ja, Merjem Haxhihamza, ekipi i projektit të MALMED-it, një përfaqësues nga delegacioni i BE-së dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.
Në drejtim të respektimit të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe pengimit e përhapjes së virusit KOVID-19, Agjencia e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore ka marrë vendim të zvogëlojë numrin e takimeve të drejtpërdrejta me palë, bashkëpunëtorë dhe shfrytëzues të shërbimeve të MALMED-it.
Më 11 mars në hapësirat e Delegacionit Europian në RMV u mbajt takimi i fundit i Trupit bashkërendues të Projektit Tuinning të MALMED-it në të cilin morën pjesë udhëheqësi i projektit nga Lituania, Z. Gitis Androlionis, drejtoresha e MALMED-it, Mr farm. Visara Riza, ...
Të nderuar!
Ju njoftojmë se në arkivin e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dorëzimi i dokumentacionit do të kryhet nga e hëna deri të premten, prej ora 08:00 deri më ora 15:00.
Me respekt,
Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Sot, në hapësitat e MALMED-it, përfaqësues nga Njësia e Farmakovigjilencës dhe Materiovigjilencës prezantuan njohuritë dhe përvojat nga vizita e tyre e punës në Agjencinë Kroate të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (HALMED) dhe edukimin e zbatuar rreth MedDRA-së.
Со кликање на копчето "Се согласувам" или со продолжување на користење на веб-страната, се согласувате да зачуваме колачиња за да овозможиме функционалност и за да го подобриме вашето корисничко искуство. За повеќе информации кликнете на Политика за користење на колачиња (cookies)..