+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Informacione themelore për Farmakovigjilencën

Mirësevini në Web – faqen e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (MALMED) në pjesën që ka të bëjë me (FARMAKOVIGJILENCËN.

Farmakovigjilenca përfaqëson shkencë dhe përmbledhje të aktiviteteve që lidhen me zbulimin, vlerësimin, kuptimin, parandalimin dhe qasjen në rast të reaksioneve të padëshiruara të barnave si dhe informacione të reja për rreziqet prej përdorimit të barnave.

Informacionet për kualitetin, efikasitetin dhe sigurinë e barnave merren prej fazës paraklinike dhe klinike gjatë zhvillimit të barnave. Informacionet e sigurisë për barnat, të marra nga studimet klinike janë të kufizuara, sepse burojnë prej përdorimit të saj në kushte specifike dhe rreptësisht të kontrolluara të definuara në protokolin e studimeve klinike. Në periudhën e post-marketingut merren informacione për efikasitetin dhe sigurinë e barnave nga përdorimi i tij në popullatë në përditshmërinë në praktikën shëndetësore. Gjatë kësaj periudhe merren informacione për përdorimin e barnave në popullatën specifike të pacientëve (pacientët geriatrikë, pacientët pediatrikë, gratë shtatzëna, nënat infermiere, etj.), ndërsa plotësuese në këtë periudhë identifikohen Informacionet për kualitetin, efikasitetin dhe sigurinë e barnave merren prej fazës paraklinike dhe klinike gjatë zhvillimit të barnave.Informacionet e sigurisë për barnat, të marra nga studimet klinike janë të kufizuara, sepse burojnë prej përdorimit të saj në kushte specifike dhe rreptësisht të kontrolluara të definuara në protokolin e studimeve klinike. Në periudhën e post-marketingut merren informacione për efikasitetin dhe sigurinë e barnave nga përdorimi i tij në popullatë në përditshmërinë në praktikën shëndetësore. Gjatë kësaj periudhe merren informacione për përdorimin e barnave në popullatën specifike të pacientëve (pacientët geriatrikë, pacientët pediatrikë, gratë shtatzëna, nënat infermiere, etj.), ndërsa plotësuese në këtë periudhë identifikohen rrallë efektet anësore.

Farmakovigjilenca luan rrol të rëndësishëm në moniterimin e sigurisë te të gjitha barnat dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

MALMED është përgjegjëse për monitorimin e reaksioneve të padëshiruara të barnave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. MALMED këto aktivitete i siguron përmes Qendrës Kombëtare të Farmakovigjilencës, e cila është pjesë përbërëse e saj.
Agjencia e themelon dhe vazhdimisht e përmirëson, azhurnon dhe përparon Sistemin Kombëtar për Farmakovigjilencë. Ky sistem mundëson zbulimin e sinjaleve të sigurisë, identifikimin e rreziqeve prej përdorimit të barnave, kategorizimin e tyre, vlerësimin, minimizimin, komunikimin dhe parandalimin, me qëllim që të sigurohet raporti më i mirë i mundshëm i përfitimit/ rrezikut për barnat në praktikën e përditshme dhe promovimin e recetave racionale dhe sigurt përshkrimin e barnave.