+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Në lidhje me Projektin Tuinning të MALMED-it me titull “Harmonizimi i legjislaturës nacionale për barna dhe pajisje mjekësore me atë të BE-së dhe përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e të njëjtës”, më 12 mars në hapësirat e MALMED-it u mbajt mbledhje përmbyllëse me çka edhe zyrtarisht përfunduan të gjitha aktivitetet e parapara të projektit. Në mbledhje morën pjesë drejtoresha e MALMED-it, Mr. Farm. Visara Riza, lideri i projektit nga Lituania, Z. Gitis Androlionis, liderja e projektit nga RMV-ja, Merjem Haxhihamza, ekipi i projektit të MALMED-it, një përfaqësues nga delegacioni i BE-së dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.

Konkluzion i përgjithshëm ishte se të gjitha aktivitetet e parapara janë realizuar në kohë dhe se suksesi i projektit u arrit falë bashkëpunimit të suksesshëm në mes tuinning partnerëve. Me anë të punës së vlefshme dhe bashkëpunimit të fuqishëm ndërmjet kolegëve të Lituanisë dhe Maqedonisë, u realizuan shumë aktivitete, siç janë: revizioni i legjislaturës aktuale për barna dhe ndihmesave mjekësore, analiza e strukturës organizative të MALMED-it, funksione dhe përgjegjësi të njësive strukturore të MALMED-it, analiza për nevojat e trajnimeve, revizion të gjendjes momentale të konsumimit të barnave si dhe një numër të rëndësishëm të vizitave studimore të të punësuarve të MALMED-it. Zbatimi i suksesshëm i tyre ishte i mundur vetëm përmes gatishmërisë për rritje të përbashkët dhe shkëmbimit të profesionalizmit dhe dijes.

Katërmbëdhjetë të punësuar të MALMED-it ishin në vizita studimore me qëllim avancimin e njohurive në fushën e përdorimit të barnave, analizës klinike dhe inspektimit.

Katër inspektime të përbashkëta u kryen nga inspektorë lituanezë dhe maqedonas në pjesën e praktikës së mirë prodhuese, praktikës së mirë klinike dhe praktikës së mirë shpërndarëse.

Gjashtë trajnime u realizuan në MALMED nga ekspertët lituanezë për segmente të ndryshme të punës së MALMED-it.

Të gjithë të pranishmit u pajtuan se ky projekt është bazë e suksesshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes dy trupave rregullatorë, MALMED-it dhe Agjencisë Lituaneze të kontrollit të barnave.