+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Më 11 mars në hapësirat e Delegacionit Europian në RMV u mbajt takimi i fundit i Trupit bashkërendues të Projektit Tuinning të MALMED-it në të cilin morën pjesë udhëheqësi i projektit nga Lituania, Z. Gitis Androlionis, drejtoresha e MALMED-it, Mr farm. Visara Riza, udhëheqësja e projektit nga RMV-ja, Merjem Haxhihamza, ekipi i projektit të MALMED-it në përbërje: Marija Trajçuleski, Biljana Dimitrova, Elona Çilku, Valentine Cvetanovska si dhe përfaqësuesit e delegacionit të BE-së, Ruzhica Andronikova dhe Snezhana Kolekeska.

Në takimin në mënyrë kronologjike u prezantuan të gjitha aktivitetet e realizuara në pajtim me kornizën e projektit dhe kishte diskutim konstruktiv në lidhje me të gjitha aktivitetet e realizuara.

Drejtoresha e MALMED-it, Mr farm. Visara Riza, u kushtoi vëmendje të veçantë përfitimeve të MALMED-it ka nga ky projekt, para s gjithash në pjesën e rekomandimeve që u dhanë gjatë misioneve të ekspertëve e që kanë të bëjnë me rregullativën tonë, përkatësisht Ligjin për Barna dhe Pajisje Mjekësore si dhe të akteve nënligjore. U theksuan edhe rekomandimet e dobishme në pjesën e strukturës organizative të MALMED-it, planin e trajnimit të të punësuarve, trajnimet që janë realizuar në pjesën e vlerësimit të dokumentacionit të barit gjatë procedurës së autorizimit të marketingut, mbikëqyrjet inspektoriale si dhe vendosja e sistemit të ndjekjes së përdorimit të barnave në përputhje me rekomandimet e OBSH-së. Përfaqësuesit e delegacionit të BE-së shprehën kënaqësinë e tyre për përfundimin e shpejtë dhe në kohë të aktiviteteve dhe theksuan se kjo është meritë e dy partnerëve të projektit që gjithashtu është bazë e shkëlqyer për të marr projekte të reja në të ardhmen.