+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Në drejtim të respektimit të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe pengimit e përhapjes së virusit KOVID-19, Agjencia e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore ka marrë vendim të zvogëlojë numrin e takimeve të drejtpërdrejta me palë, bashkëpunëtorë dhe shfrytëzues të shërbimeve të MALMED-it.

Vendimi është mirrë me qëllim parandalimin dhe eliminimin e çdo lloji të mundshëm të përhapjes së virusit.

Për shkak të arsyeve të lartpërmendura, zyra e MALMED-it do të pranojë palë për punë urgjente dhe të pashtyeshme prej orës 09:00 deri në orën 12:00.

Të gjitha palët, bashkëpunëtorët dhe shfrytëzuesit të cilët kanë nevojë ta kontaktojnë MALMED-in, atë mund ta bëjnë në numrin e telefonit 02-5112-394, çdo ditë pune prej orës 08:30 deri në orën 16:30 dhe nëpërmjet kutisë elektronike info@malmed.gov.mk ; contact@malmed.gov.mk

Gjithashtu në shtojcë është edhe linku me të gjitha numrat e telefonit të të punësuarve të MALMED-it:

https://malmed.gov.mk/wp-content/uploads/Spisok-na-vraboteni-MALMED-01.08.2019.pdf

Apelojmë te palët tona, bashkëpunëtorët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve, t’i respektojnë masat parandaluese të cilat i ka miratuar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë që ta parandalojmë përhapjen e virusit KOVID-19 në shtet.