+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Politika e privatësisë

 

Kjo politikë e privatësisë jep informacione të përgjithshme për përpunimin e të dhënave personale kur e vizitoni faqen tonë të internetit dhe / ose shfrytëzoni ndonjërën nga shërbimet tona përmes të njëjtave. I mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të domosdoshme për t’i realizuar autorizimet dhe obligimet tona ligjore.  

Kontrolluesi i mbledhjeve të të dhënave personale

Kontrollor i përmbledhjeve së të dhënave personale është Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (në tekstin e mëtejmë: Agjencia), me seli në rrugën “Shën Kirli dhe Metodi”, nr.54 – kati i 1-rë, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Agjencia është organ i pavarur i administratës shtetërore me cilësinë e personit juridik.

Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (*).

Të dhënat e kujt i mbledhim??

Ne mund të mbledhim të dhëna në lidhje me kategoritë e mëposhtme të personave

  • - Vizitorët e faqes tonë të internetit malmed.gov.mkZakonisht mbledhim të dhëna për navigim (shih më poshtë) të cilat përdoren për të analizuar të dhënat nga vizitat në faqen tonë të internetit, si dhe për të ruajtur sigurinë e informacionit në faqen tonë të internetit. Më shumë rreth përdorimit të biskotave mund të gjeni në Politika e përdorimit të biskotave..
  • - Denoncuesit e reaksioneve të padëshiruara ndaj barnave dhe pajisjeve mjekësore - (punonjësit e kujdesit shëndetësor ose pacientët).Këto denoncime përmbajnë informata për identitetin e parashtruesit të denoncimit dhe të dhënat personale të personave të tjerë të përfshirë në denoncim, të cilët janë të nevojshme për veprim në përputhje me kompetencat tona të përcaktuara në Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore dhe aktet nënligjore që dalin prej tij. 
  • - Të dhëna për personat përgjegjës për farmakovigjilencën, përkatësisht materievigjilencën të cilat dorëzohen në përputhje me Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore nga poseduesit e lejeve për vendosjen e barit në treg, gjegjësisht nga personat juridikë që regjistrojnë pajisjet mjekësore në regjistrin e pajisjeve mjekësore.
  • - Parashtruesit e parashtresave dhe propozimeve që kanë të bëjnë me kompetencat e Agjencisë. Këto parashtresa dhe propozime përmbajnë informacione për identitetin e parashtruesit dhe të dhëna personale të personave të tjerë të përfshirë në parashtresë/propozim, të cilat janë të nevojshme për të vepruar në përputhje me kompetencat tona ligjore.
  • - Personat që kërkojnë qasje në informacionet me karakter publik, në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik. Për të përpunuar kërkesat për qasje të lirë në informacione, kërkohet nga parashtruesit që të dorëzojnë të dhëna të caktuara në pajtim me Ligjin.
  • - Përdoruesit e formave të kontaktit të dhënat personale që përdoruesit lënë kur bëjnë pyetje dhe/ose dërgojnë mesazhe në Agjenci.

Kategoritë e të dhënave të cilat përpunohen

Të dhënat personale që ne mbledhim nga vizita Juaj në faqen tonë të internetit janë ato që Ju jepni vullnetarisht për qëllime konkrete, për të na mundësuar të ushtrojmë kompetencat tona për konsultime, lëshimin e lejeve dhe autorizimeve përkatëse (përfshirë të dhënat e kërkuara për të përmbushur kërkesat ligjore), të tilla si parashtrimi i pyetjeve dhe/ose opinioneve për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me barnat dhe pajisjet mjekësore për përdorim në mjekësinë humane.

Të dhënat dhe informacionet që identifikojnë përdoruesin mund t'u zbulohen vetëm autoriteteve shtetërore kompetente, bazuar në kërkesën ose vendimin e tyre të bazuar në ligj. Ato do të mbahen për një periudhë kohore sipas nevojës për të përmbushur qëllimin për të cilin janë mbledhur

 

Si i mbledhim të dhënat personale

Të dhënat personale i mbledhim përmes kanaleve të ndryshme, siç janë:

  • - Përmes përdorimit Tuaj të faqes sonë të internetit, duke përfshirë këtu edhe format për denoncimin e reaksioneve të padëshiruara të barnave dhe pajisjeve mjekësore
  • - përmes adresës tonë elektronike: info@malmed.gov.mk
  • - përmes adresës elektronike të personit zyrtar për ndërmjetësim me informacione të karakterit publik, oficerit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe personit të autorizuar për pranimin e denoncimeve nga denoncuesit të dorëzuara me qëllim të raportimit të brendshëm të mbrojtur pranë Agjencisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore.
  • - përmes postës,

 

Cilat janë të drejtat tuaja për të dhënat personale

Të dhënat personale i mbledhim përmes kanaleve të ndryshme, siç janë:

  • - të informoheni për përpunimin e të dhënave personale,
  • - e qasjes në të dhënat personale
  • - për korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave personale,
  • - e kufizimit të përpunimit të të dhënave personale,
  • - për kundërshtim

 

Për informata shtesë dhe/ose ushtrimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni oficeren tonë për mbrojtjen e të dhënave personale Valentina Cvetanovska në e-mailin e mëposhtëm: valentina.cvetanovska@malmed.gov.mk.

 

E drejta për parashtrim të kërkesës deri te AMDHP  

Nëse konsideroni se mënyra në të cilën Agjencia e Barnave dhe Pajisje Mjekësore i përpunon të dhënat Tuaja personale i shkel dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Ju mund të parashtroni një kërkesë deri te AMDHP-ja si trup mbikëqyrës, sipas së cilës veprohet në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (*).

 

Ndryshimi i politikës së privatësisë

Politika e privatësisë do të ndryshojë në përputhje me rrethanat, me ndryshimet e aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.