+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Drejtor i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore:

Mr. pharm. spec. Lirim Shabani

Datëlindja: 11.03.1981

Qyteti: Kumanovë

e-mail: lirim.shabani@malmed.gov.mk

Telefoni: 02-5112-394

 

Të dhëna biografike:

Studimet i kreu në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, dega Farmaci. Magjistroi në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, Fakulteti i Farmacisë – drejtimi Menaxhimi në Shëndetësi dhe Farmako-ekonomi.

Karrieren profesionale e filloi në sektorin privat në barnatore, pastaj prej vitit 2008, në periudhë prej rreth katër vitesh, punoi në Ministrinë e Shëndetësisë, në Drejtorinë për Barna. Ishte i angazhuar si inspektor për barna dhe pajisje mjekësore. Gjithashtu punoi dhe në pjesën e prekurzorëve dhe substancave psikotrope. Gjatë kësaj periudhe ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar për bashkëpunim me Komisionin Evropian për transponimin e legjislacionit të BE-së në pjesën e kimikateve si dhe me Agjencinë e Barnave të BE-së, në Londër (EMA). Ka publikuar një punim shkencor me titull “Nanomedicina si teknologji inovative e shekullit 21”.

Në vitin 2011-të, u punësua në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut si Këshilltar Shtetëror, kurse në vitin 2014-të, u emërua Ministër i Pushtetit Lokal, me të cilën e udhëheqi dy vitet e ardhëshme.

Nga viti 2017-të, udhëheqi me kabinetin e Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kurse në vitin 2019-të, është emëruar Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve.  

Lirim Shabani është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.