+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Çertifikimi ISO

Për të siguruar besimin e klientëve tanë, të punësuarve dhe të gjithë palëve të tjerë të interesuar në sektorin e shëndetësisë, rritjen e efikasitetit të Agjencisë, më shumë transparencë në punë, kosto më të ulët dhe krijimin e një cikli më të shkurtër për kryerjen e aktiviteteve përmes përdorimit efikas të burimeve, nevojiten rezultate të përmirësuara, të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Në vitin 2016, është bërë edhe riçertifikimi i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për herë të parë me standardet e ISO 9001: 2008. Në qershor 2017 u bë një ri-çertifikim ndaj standardeve të ISO 9001: 2015.

Nëpërmjet politikës më kualitative, janë përgatitur më shumë se 30 procedura që i definojnë aktivitetet në të gjithë segmentet dhe sektoret e Agjencisësë Barnave dhe Pajisje Mjekësore, mundësojnë racionalizimin dhe ndarjen e përgjegjësive midis punonjësve, vendosjen e standardeve të funksionimit, definimin e procedurave, formularëve dhe të gjithë dokumentacionin, si dhe mënyrën e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit.

 

Politika e cilësisë

Misioni ynë është realizimi i së drejtës themelore të njeriut për të siguruar barna dhe pajisje mjekësore kualitative, efikase dhe të sigurta si dhe përparimin e shëndetit të njeriut përmes;

Dhënia e lejeve me cilësi të lartë, barna dhe pajisje mjekësore të sigurta dhe efikase dhe sigurimi i informacioneve përkatëse, me qëllim shfrytëzimin e sigurtë të lëshimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe kontrollim cilësor të barnave dhe pajisjeve mjekësore në përputhje me regullativat ligjore dhe standartet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Duke dashur të zhvillojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve tona përmes mirëkuptimit dhe përmbushjes së kërkesave dhe pritjeve të klientëve tanë, jemi përcaktuar drejt krijimit të sistemit për menaxhim me kualitet në përputhje me kërkesat e standarteve ndërkombëtare ISO 9001:2015.

Vizioni ynë është të shndërrohemi në profesionist të pavarur, efikas, e të pranuar në shoqëri dhe agjenci profesionale e cila mund të radhitet me organet e tjera kompetente për barna dhe pajisje mjekësore në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

Qëllimet strategjike përputhen me kontekstin e jashtëm dhe të brendshëm të organizatës dhe misionin dhe vizionin tonë. Qëllimet tona ne do ti arrijmë përmes:

  • Zbatimi efikas dhe efektiv i kërkesave të standarteve ISO 9001:2015;
  • Kontrollë laboratorike të cilësisë dhe sigurimi i informacioneve përkatëse:
  • Afirmimi i lidershipit si një nga parimet menaxhuese me çka sigurojmë motivim dhe përkushtim drejtë realizimit të qëllimeve dhe objektivave strategjike:
  • Identifikimi i rreziqeve operative dhe menaxhimi proaktiv me to përshkak të përparimit të shërbimeve, proceseve dhe sistemi për menaxhim cilësor;
  • Pjesëmarrja aktive e të gjithë punëtorëve në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e të gjitha aktiviteteve në realizimin e proçeseve dhe trajnimit dhe përmirësimit, stimulimit të krijimtarisë, vetë-iniciativës dhe përgjegjësisë në punë;
  • Zhvillim të kulturës organizative dhe sjellje të dalluar;
  • Përmirësim i vazhdueshëm i sistemit për menaxhim me cilësi;
  • Zgjidhje efektive dhe efikase e kërkesave në lidhje me prodhimet dhe kërkesat e ndërlidhura me bashkëveprimin e subjekteve ekonomike;

Zbatimi i një politike cilësore është përgjegjësi për secilin të punësuar në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.