+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Reklamim të Barnave Humane

Reklamimi i barnave është çdo formë e shpërndarjes së informacioneve për barna të publikut të gjerë ose profesional për të promovuar përshkrimin e barnave që të stimulohet lëshimi i barnave, furnizimi me barna si dhe shitja dhe përdorimi i tyre.Për barnat që jepen pa reçetë, bartësit e autorizimeve për vënien në qarkullim dhe prodhuesit mund ta njoftojnë publikun e gjerë për karakteristikat e barnave.E tërë kjo patjetër duhet të jetë në përputhje me përmbledhjen e karakteristikave në lidhje me vetitë e barnave ose me udhëzimet për pacientin. Bartësit (mbajtësit) e autorizimeve për vënien në qarkullim dhe prodhuesit janë të detyruar atë ta bëjnë në mënyrë objektive dhe me miratimin paraprak të Agjencisë. Reklamimi i barnave që lëshohen pa reçetë mund të kryhet përmes shpalljeve në mediumet publike, përmes internetit, shpalljeve në vendet publike dhe llojeve të tjera të shpalljeve të destinuara për publikun e gjerë (Dërgimi i materialit për reklamim me postë , vizita e tij). Reklamimin e barnave që lëshohen me reçetë mjekësore përmes mediave për publikun e gjerë është e ndaluar.

 

Reklamimi i barnave që lëshohen me reçetë mjekësore të destinuara për punëtorët shëndetësor (promovimi i barnave) lejohet me qëllim të sigurimit të informacioneve në përputhje me përmbledhjen e raportit në lidhje me vetitë e barnave ose me kushtet me të cilat barnat janë vendosur në qarkullim. Shpalljen e barnave të destinuara për punëtorët shëndetësor e bëjnë bartësit e autorizuar për vënien në qarkullim duke dhënë drejtpërdrejtë informacione të punëtorëve shëndetësor të cilët i përshkruajnë ose i lëshojnë barnat.

Reklamimi bëhet duke dhënë informacione për barnat të cilat duhet të jenë të vërteta dhe shkencërisht të dëshmuara.

 

Табела со издадени ододбренија за огласување во 2023 година


Табела на издадени одобренија за огласување во 2022 година


Табела на издадени одобренија за огласување во 2021 година


Табела на издадени одобренија за огласување во 2020 година


Tabela e miratimeve të lëshuara për reklamim në vitin 2019


Tabela e autorizimeve të miratuara për reklamim në vitin 2018