+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Informacione dhe qasje në të dhënat personale

Kontrolluesi i mbledhjeve të të dhënave personale

Kontrollues i të dhënave personale është Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (në tekstin e mëtejmë: MALMED), me seli në rr. “Kirili dhe Metodi" nr. 54, kati i 1-rë, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (*).

TË DHËNAT E KUJT MUND TË MBLIDHEN DHE TË PËRPUNOHEN NGA MALMED-i??

MALMED-i mund të mbledhë, përdorë dhe përpunojë të dhëna që kanë të bëjnë me: personat që janë vizitorë në faqen tonë të internetit, kërkuesit dhe furnizuesit e informacioneve në lidhje me parashtrimin e kërkesave dhe/ose mesazheve të tjera të ndryshme përmes formave të kontaktit. Këto kërkesa/mesazhe përmbajnë informacione në lidhje me identitetin e dërguesit. Këto të dhëna kanë një shtrirje të kufizuar, zakonisht emri, mbiemri dhe të dhënat e kontaktit, të cilat lidhen ngushtë me kërkesën ose dorëzimin e informacionit. Më shumë informacion në lidhje me përdorimin tonë të biskotave në Politikën tonë të përdorimit të biskotave. [link].

ÇFARË TË DREJTA I KENI NË LIDHJE ME TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Ju i keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:

  • Ju keni të drejtë të informoheni për mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale;
  • Ju keni të drejtë të kufizoni mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale që i kryen MALMED-i;
  • Ju keni të drejtë të ndryshoni dhe fshini pjesërisht ose plotësisht të dhënat Tuaja personale;
  • Ju keni të drejtë në qasje në të dhënat Tuaja personale të mbledhura, të përdorura dhe të përpunuara;
  • Deri te MALMED-i, Ju keni të drejtë të paraqisni një kundërshtim në lidhje me mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin tonë të të dhënave tuaja personale ose deri te Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Me qëllim për të marrë më shumë informacione, për të gjitha pyetjet tjera dhe për realizimin e të drejtave Tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave Tuaja personale, mund të kontaktoni oficeren tonë për mbrojtjen e të dhënave personale, Valentina Cvetanovska, në adresën e mëposhtme të postës elektronike: valentina.cvetanovska@malmed.gov.mk dhe tel: 076 401-615.

PERIUDHA E RUAJTJES SË TË DHËNAVE TË MBLEDHURA

Të gjitha të dhënat të cilat i mbledh dhe i përpunon MALMED-i përdoren në periudhë ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe vetëm për shkak të qëllimit të përdorimit.

JU KENI TË DREJTË TË PARAQITNI KUNDËRSHTIM DERI TE MALMED-I OSE KËRKESË DERI TE APDHP-JA

Subjekti i të dhënave personale, në çdo kohë, ka të drejtë të paraqesë kundërshtim deri te MALMED-i kundër përpunimit të të dhënave të tij personale, ose nëse konsideron se me përpunimin e të dhënave të tij personale janë shkelur dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. (*), ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë deri te Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.