+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Mbyllje të projektit Tuinning

Në lidhje me Projektin Tuinning të MALMED-it me titull “Harmonizimi i legjislaturës nacionale për barna dhe pajisje mjekësore me atë të BE-së dhe përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e të njëjtës”, më 12 mars në hapësirat e MALMED-it u mbajt mbledhje përmbyllëse me çka edhe zyrtarisht përfunduan të gjitha aktivitetet e parapara të projektit. Në mbledhje morën pjesë drejtoresha e MALMED-it, Mr. Farm. Visara Riza, lideri i projektit nga Lituania, Z. Gitis Androlionis, liderja e projektit nga RMV-ja, Merjem Haxhihamza, ekipi i projektit të MALMED-it, një përfaqësues nga delegacioni i BE-së dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.

Kumtesë për të gjitha palët, bashkëpunëtorët dhe shfrytëzuesit

Në drejtim të respektimit të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe pengimit e përhapjes së virusit KOVID-19, Agjencia e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore ka marrë vendim të zvogëlojë numrin e takimeve të drejtpërdrejta me palë, bashkëpunëtorë dhe shfrytëzues të shërbimeve të MALMED-it.

Projekti Tuinning i MALMED-it - Takimi i fundit i trupit bashkërendues

Më 11 mars në hapësirat e Delegacionit Europian në RMV u mbajt takimi i fundit i Trupit bashkërendues të Projektit Tuinning të MALMED-it në të cilin morën pjesë udhëheqësi i projektit nga Lituania, Z. Gitis Androlionis, drejtoresha e MALMED-it, Mr farm. Visara Riza, ...

Koha e punës në arkivin MALMED

Të nderuar! Ju njoftojmë se në arkivin e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dorëzimi i dokumentacionit do të kryhet nga e hëna deri të premten, prej ora 08:00 deri më ora 15:00. Me respekt, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Prezantim dhe panel diskutim me temë “Vizitë pune e Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Kroacisë (HALMED) dhe pjesëmarrja në trajnimin MedDRA për kodifikimin dhe analizën e të dhënave të sigurisë”

Sot, në hapësitat e MALMED-it, përfaqësues nga Njësia e Farmakovigjilencës dhe Materiovigjilencës prezantuan njohuritë dhe përvojat nga vizita e tyre e punës në Agjencinë Kroate të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (HALMED) dhe edukimin e zbatuar rreth MedDRA-së.

INVESTIMI NË KAPITALIN NJERËZOR ËSHTË PRIORITET KRYESOR NË MALMED

Intervistë për revistën: Farmacevtski Informator/ Kohë më parë jeni emëruar në pozitën prestigjioze drejtore në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED). Ç’farë sfide për ju paraqet menaxhimi me një institucion të tillë që paraqet prioritet të lartë (madhor) për shtetin?