Më 9.11.2017 në hapësirat e Agjencisë së Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore të Republikës së Maqedonisë (MALMED), u mbajt mbledhja e parë e grupit të punës që ka për qëllim të ndërmarrë aktivitete për ngritjen e vetëdijes së nëpunësve shëndetësorë, për të paraqitur efektet e padëshiruara nga përdorimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Punonjësit e shëndetësisë me anë të praktikës së përditshme profesionale gjenden në pozitë që të mund t’i identifikojnë dhe t’i paraqesin reaksionet e padëshiruara të barnave të cilat ndodhen në qarkullim. Ato duhet të paraqesin reaksionet e padëshiruara dhe dyshimin për paraqitjen e tyre edhe atëherë kur nuk ka dëshmi të sigurta se ato janë arsyeja dhe shkaku që kanë lidhje me përdorimin e barit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të pacientëve.
Efikasiteti dhe suksesi i programit nacional për ndjekje të sigurisë së barnave, drejtpërdrejtë varet nga pjesëmarrja aktive e nëpunësve shëndetësorë në paraqitjen e reaksioneve të padëshiruara anësore.