+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page
Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) më 19-të dhe 20-të Tetor realizuan trajnim online për punonjësit e saj.
 
Gjatë kësaj, të punësuarit e MALMED-it kishin mundësinë të njohtohen me funksionimin e sistemit rregullator për barnat në kuadër të Bashkimit Evropian (BE), rëndësinë e tij në sigurimin e shëndetit publik në Evropë dhe më gjerë, si dhe disa aspekte themelore të këtij sistemi, siç janë procedurat për autorizimin e marketingut, hulumtimet klinike, inspektimet, pajisjet mjekësore dhe farmakovigjilencën.
 
Ky trajnim është një nga seritë e trajnimeve që do të realizohen për të forcuar kapacitetet e MALMED-it dhe për t'u afruar me standardet dhe praktikat evropiane në lidhje me çështjën e barnave.