+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Të nderuar!

Duke ndjekur situatën aktuale me të cilën po përballemi me Covid-19, mbështetur nga kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të mjekëve të përfshirë në trajtimin e kësaj sëmundje, për dispunueshmërinë e barit, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore miratoi importin dhe dispunueshmërinë e barit Favipiravir, për përdoruesit e fundit-pacientët.

Në këtë drejtim, duam të theksojmë se pacientët do të kenë mundësi të sigurojnë barin vetëm me recetë dhe me rekomandim të mjekut. Bari Favipiravir nuk është për trajtim të Covid-19, kështu që në këtë drejtim, ne apelojmë dhe u kërkojmë pacientëve që të mos e përdorin këtë bari sipas bindjes së tyre, pa rekomandimin e mjekut.

Përdorimi i saktë dhe racional i të gjitha barnave është në interes të mbrojtjes së shëndetit tuaj. Prandaj, para se t`i përdorni barnat, patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj i cili më së miri do t`ju udhëzojë për mënyrën e shfrytëzimit dhe përdorimit të barnave.

Me respekt,

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore