+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

 

Këtë vit, Dita evropiane e ndërgjegjësimit për antibiotikët festohet më 18 Nëntor në të gjithë Evropën. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (European Centre for Disease Prevention and Control) filloi ta shënojë këtë ditë në vitin 2008 për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e zhvillimit të rezistencës së antibiotikëve ndaj mikroorganizmave dhe rëndësinë e përdorimit të tyre racional.European Centre for Disease Prevention and Control) започна да го одбележува овој ден во 2008 година со цел да ја подигне јавната свест за опасностите од развој на отпорност на антибиотици кон микроорганизмите и важноста од нивната рационална употреба.

Iniciativa e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2015 filloi shënimin e Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Antibiotikët, e cila këtë vit shënohet nga 18 deri më 24 nëntor. Dita Evropiane e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët dhe Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët janë nisma partneriteti, sinergjia e të cilave synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë për përdorimin e duhur të antibiotikëve. 

Edhe pse kanë kaluar vetëm 70 vjet nga fillimi i përdorimit të antibiotikëve, bota tashmë po përballet me problemin e shumë baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Një nga arsyet e rritjes së numrit të mikroorganizmave rezistues është përdorimi joracional i antibiotikëve, i cili lejon që bakteret të zhvillojnë rezistencë. Rezistenca antimikrobiale (AMR) është bërë një problem global i shëndetit publik dhe nuk kufizohet në një zonë apo vend gjeografik.

Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED) në Republikën e Maqedonisë së Veriut merr pjesë aktive në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve, duke nxitur vazhdimisht përdorimin e tyre racional dhe të drejtë. Si pjesë e procesit të miratimit të barnave, MALMED miraton gjithashtu indikacionet për të cilat përdoret një bar i caktuar. Antibiotikët indikohen për trajtimin e infeksioneve bakteriale, por jo virale. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndiqni indikacionet e përshkruara dhe udhëzimet për mënyrën e përdorimit të barit, të cilat janë të renditura në udhëzimet për përdorim dhe në raportin përmbledhës mbi vetitë e barit. Udhëzimet për përdorim për të gjitha barnat e miratuara në RMV janë të disponueshme në bazën e të dhënave të barnave në ueb faqen tonë.

MALMED monitoron sigurinë e të gjitha barnave, përfshirë antibiotikët, dhe përdor të gjitha informacionet e disponueshme për të vlerësuar vazhdimisht profilet e tyre të sigurisë. Prandaj, ne i nxisim pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor që të raportojnë çdo reaksion të padëshiruar të dyshimtë gjatë përdorimit të antibiotikëve, në ueb faqen e MALMED-it, duke përfshirë çdo rast joefektiviteti. MALMED gjithashtu u bën thirrje të gjithë mjekëve dhe pacientëve që me përgjegjësi dhe ndërgjegje të përshkruajnë dhe përdorin antibiotikë.