+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Agjencia e barnave dhe paisjeve mjekësore duke u bazuar në objektivat strategjike te saj që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit publik, po monitoron nga afër përdorimin e barnave antibakteriale (antibiotikët). Që nga fillimi i pandemisë me COVID 19, është evidentuar rritje e përdorimit të antibiotikëve.

Agjencia e barnave dhe paisjeve mjekësore në interes të shëndetit publik dhe përdorimit të sigurt të barnave, u kujton profesionistëve shëndetësor udhëzimet për përdorimin racional të antibiotikëve, përdorimin e tyre në përputhje me indikacionet përkatëse si dhe dispenzimin e tyre në barnatore vetem me recetë. (në përputhje me dispozitat e përcaktuara në ligj).

Antibiotikët indikohen për trajtimin e infeksioneve bakteriale por jo edhe ato virale. Apelojmë te qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për parandalimin dhe trajtimin e infekcionit me korona virusin Covid 19 sipas bindjes së tyre dhe pa konsultim paraprak me mjekun apo farmacistin.