+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Lirim Shabani, drejtori i Agjencisë së Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore (MALMED) pati takim pune me drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela.

Në takim u diskutua rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e MALMED-it, si dhe interesi i qytetarëve si konsumatorë që udhëzimet e përdorimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të shkruhen në gjuhët zyrtare.

Takimi u shfrytëzua për të riafirmuar interesin për bashkëpunim ndërmjet AZGJ-së dhe MALMEDI-t, duke ofruar konsultime dhe ndihmë për çështjet gjuhësore, si dhe lekturimin e akteve zyrtare, formularëve dhe licencave nga fusha e punës së MALMED-it.

Të dy palët u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojnë dialogun e ndërsjellë.