+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Duke patur parasysh ndikimin e KOVID-19, si nga aspekti shëndetësor ashtu edhe nga aspekti ekonomik, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut paralajmëron se shumë evident është ndryshimi në shprehitë e blerjes te qytetarët. Gjegjësisht, në frikë dhe panik nga situata aktuale me pandeminë, ata vrapojne të furnizohen me çdo produkt të ri që reklamohet përmes portaleve të ndryshme, rrjeteve sociale dhe mediave të tjera elektronike në mënyrë që të mbrohen nga Covid 19. Ato janë një sërë produktesh të cilave u mveshen cilësi të barnave me efekte të mrekullueshme gjë që është në kundërshtim me të gjitha kriteret etike të cilat duhet të respektohen kur nje prodhim reklamohet.

Në këtë drejtim është e nevojshme që qytetarët të kenë kujdes se çka përdorin, nga kush e blejnë produktin dhe a është ai me origjinë të verifikuar.

Аgjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore informon qytetarët se barnatoret në vend janë të furnizuarа mirë me barna dhe me suplemente ushqimore që përdoren në trajtimin e KOVID 19 prandaj nuk ka nevojë të blihen barna dhe produkte të tjerа mjekësore me anë të internetit sepse askush nuk garanton cilësinë dhe sigurinë e tyre. Кјо mënyrë e furnizimit me barna nuk është përputhshmëri me Ligjin për barna dhe pajisje mjekësore.