+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) luan një rol kryesor në mbështetjen e vendeve gjatë forcimit të sistemeve të tyre rregullatore dhe promovimin e qasjes së barabartë në barna cilësore, të sigurta, efektive dhe në dispozicion, dhe teknologji të tjera shëndetësore.

Në atë drejtim, nën kujdesin e OBSH-së, të punësuarit e MALMED-it nga 2-6 nëntor patën një vizitë studimore virtuale në Agjencinë Zvicerane të Barnave. Kjo vizitë studimore mbuloi segmentet kryesore të punës së secilës agjenci të barnave, përkatësisht: menaxhimin e cilësisë, marrjen e miratimit për vendosjen e një bari në treg, licencimin, inspektimin dhe farmakovigjilencën. Në fund, të punësuarit e MALMED-it patën prezantimin e tyre mbi idetë dhe njohuritë e reja që fituan gjatë këtij trajnimi dhe si synojnë t'i zbatojnë ato në të ardhmen.

Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të shkëmbyer përvoja që sigurisht do të rezultojnë në ndërtimin e kapaciteteve si dhe përmirësimin e të gjitha procedurave që zhvillohen çdo ditë në agjencinë tonë.