Si pjesë e Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA), prej 12 deri në 14 Prill Agjencia Europiane e Barnave (EMA) mbajti një trajnim të avancuar virtual tre-ditor për Agjencitë e Barnave. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të Agjencive të barnave nga rajoni dhe më gjerë.
Temat e prezantuara ishin si vijon:
Vlerësimi i dosjes per produkt të ri - raporti i rastit
Vlerësimi i dosjes për barnat gjenerike dhe bio-të ngjashme - raporti i rastit
Vaksinat KOVID -19: autorizimi, përdorimi dhe vigjilenca
Lufta kundër rezistencës antimikrobike dhe
Kryerja e inspektimit të praktikës së mirë klinike dhe praktikës së mirë në farmakovigjilencë - raporti i rastit
Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për punonjësit e MALMED-it për të forcuar kapacitetet në segmentet kryesore të punës së tyre..