+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

MALMED: Vaksinat PRIORIX, të tërhequra nga Shtëpitë e Shëndetit sipas Ligjit të Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore, duhet të asgjësohen

Agjencia i Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore (MALMED) informon se gjatë kontrollave në Shtëpitë e Shëndetit janë gjetur 624 pako me vaksina PRIORIX (PRIORIKS) të prodhuesit GlaxoSmithKline Biologicals S.A.- Rinsensart, Belgjikë me deklarime të gabuara, por afati i vaksinës, edhe në paketimin e brendshëm, është në rregull dhe janë të sigurta. Me tërheqjen e vaksinës nga Shtëpitë e Shëndetit, duke u mbështetur në Ligjin për Barna dhe e Pajisje Mjekësore, në përputhje me nenin 16 paragrafi 1 pika 5, kjo vaksinë konsiderohet si bar që nuk është për përdorim. Për këtë shkak MALMED-i miratoi vendim për të asgjësuar sasitë e kësaj vaksine.

MALMED-i ka vërtetuar se në pikat e imunizimit në Shtëpitë e Shëndetit Publik në Republikën e Maqedonisë, ka mospërputhje të dhënash për këto vaksina në lidhje me numrin serik dhe afatin e përdorimit të shënuar në paketimin origjinal të jashtëm dhe të kontaktit të barit nga prodhuesi, si dhe në etiketën e ngjitur në paketimin e jashtëm të barit, që përmban të dhëna të shkruara në gjuhën maqedonase. Kjo është në kundërshtim me nenin 85 të Ligjit për Barna dhe Pajisje Mjekësore. Edhe një shkelje e ligjit në bazë të të cilit, këto vaksina patjetër duhet të tërhiqen nga Shtëpitë e Shëndetit edhe pse kanë afat.

Duke i pasur parasysh dispozitat ligjore të lartpërmendura, sasitë e tërhequra të barit PRIORIX (PRIORIKS) janë me etiketë të gabuar dhe nuk mund të lejohet përdorimi, prandaj, të njëjtat do të asgjësohen në përputhje me nenin 146 paragrafi 1 pika 4 të ligjit, sipas të cilit inspektori farmaceutik, i cili e ka kryer mbikëqyrjen e barnave, ka të drejtë dhe detyrë të urdhërojnë asgjësimin e barit të parregullt, në përputhje me rregullat e mbrojtjes së mjedisit jetësor.