+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) shpalli përkujtuesin se klorokini dhe hidroksiklorokini mund të shkaktojnëçrregullim të ritmit të zemrës. Këto çrregullime mund të përkeqësohen gjatë përdorimit të njëkohshëm të barnave të tjera, si antibiotiku azitromicin, i cili njëlloj ndikon te zemra.

Studimet e fundit kanë treguar se shqetësime serioze dhe në disa raste fatale të ritmit të zemrës kanë ndodhur gjatë përdorimit të klorokinës dhe hidroksilklorinës, veçanërisht kur këto barna janë përdorur në doza të larta ose në kombinim me antibiotikun azitromicinë.

Tash për tash janë miratuar klorokini dhe hidroksiklorokini për mjekimin e malaries dhe të sëmundjeve të tjera vetimunitare. Përveç ndikimeve të padëshiruara që prekin zemrën, është e njohur se këto barna mund të shkaktojnë edhe çrregullime në funksionimin e mëlçisë dhe të veshkave, në dëmtimin e qelizave nervore, që mund të shaktojë konvulsion, si dhe uljen e sheqerit në gjak (hipoglikemi).

Në këtë moment barnat e lartpërmendur po testohen klinikisht për trajtimin e COVID-19. Por, të dhënat për analizat klinike janë shumë të kufizuara dhe prej tyre nuk mund të sillen vendime përfundimtare. Efikasiteti i mjekimit të sëmundjes COVID-19 ende nuk është vërtetuar, ndërkaq për sjelljen e vendimeve përfundimtare nevojiten rezultate nga testimete shumta klinike me metodologji të qartë.

Në disa testime klinike momentalisht testohet efikasiteti me doza më të mëdha të klorokinit dhe hidroksiklorokinit në mjekimin e sëmundjes COVID-19, të cilat janë më të larta në krahasim me dozat e rekomanduara të pranimit tek indikacionet e miratuara. Sado që deri te reaksione serioze të padëshiruara mund të vijë edhe gjatë pranimit të dozave të rekomanduara, doza më të larta të barit mund ta rrisin rrezikun nga reaksione të tilla të padëshiruara, që përfshijnë edhe çrregullime në zbatueshmërinë,e cila ndikon në ritmin e zemrës (interval i vazhdueshëm QT).

Punonjësve shëndetësorë u rekomandohet që me kujdes të posaçëm t’i ndjekin pacientët me COVID-19, të cilët pranojnë klorokin dhe hidroksiklorokin, duke marrë parasysh mundësinë e çrregullimit në ritmin e zemrës. Është me rëndësi të merret parasysh mundësia e paraqitjes së reaksioneve të padëshiruara, veçanërisht gjatë marrjes së dozave të larta të barnave, si edhe vëmendje e posaçme gjatë marrjes së njëkohshme edhe të barnave të tjera, siç është azitromicini, i cili mund të shkaktojë pasoja të ngjashme të padëshiruara në zemër.

Po e përkujtojmë se punonjësit shëndetësorë medoemos ta paraqesin çdo reaksion të padëshirueshëm të barit tek Agjencia e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore (MALMED). Gjithashtu edhe pacientët që kanë pasur reaksion të padëshirueshëm nga përdorimi i barit, këtë mund ta paraqesin drejtpërdrejt te MALMED-i, me rekomandimin se çdo reaksion të padëshiruar që do ta vërejnë, duhet të drejtohen te mjeku i tyre ose farmacisti, për këshillë se si ta vijojnë terapinë.

Përfitimi dhe rreziku nga përdorimi i klorokinit dhe i hidroksiklorokinit në mjekimin e COVID-19, po testohet në klinikate mirënjohura. Këto barna duhet të përdoren vetëm në testime klinike ose në mënyra të përcaktuara me udhërrëfyes nacionalë, respektivisht nuk guxojnë të përdoren pa recetë mjekësore dhe pa mbikëqyrjene mjekut.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe trupat përkatëse nacionale e ndjekin me vëmendje situatën, ndërkaq është vendosur edhe përbërje e avancuar për vëzhgimine qasshmërisë ndaj barnave, që përdoren te COVID-19, për t’u siguruar reaksioni me kohë nëse është e nevojshme.

Grupi i Posaçëm Punues në kuadër të EMA-s për COVID -19(EMA pandemic Task Force, COVID-ETF ) ) e shpalli këtë njoftim në bashkëpunim me Komitetin e Vlerësimit të Rrezikut në Fushën e Farmakovigjilencës (PRAC), në pajtim me vlerësimin momental të përdorimit të klorokinit dhe të hidroksiklorokinit në mjekimin e COVID-19-s.

Informatat e reja do të shpallen kur do jenë të qasshme, me qëllim që t’u ndihmohet punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve të tyre në sjelljen e vendimeve, deri sa priten përfundimet e testimeve klinike për raportin e përfitimit/rrezikut nga përdorimi i barnave të veçanta për mjekimin e COVID-19-s.