+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Farmacistët janë profesionistë të shëndetit që kanë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit efektiv për pacientin. Ata kanë njohuri dhe aftësi që mundësojnë promovimin e shëndetit publik duke i informuar siç duhet pacientët për terapinë që ata marrin, duke dhënë këshilla dhe promovuar kujdesin farmaceutik në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore. Në këtë drejtim, Federata Ndërkombëtare Farmaceutike - e cila numëron më shumë se tre milion farmacistë dhe shkencëtarë farmaceutikë - në nivel global kujtoi edhe një herë rolin e madh të farmacistëve dhe shkencëtarëve farmaceutikë brenda sistemeve shëndetësore të secilit vend.

Drejtori i Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore-MALMED Mr.farm. Lirim Shabani, uron këtë ditë për të gjithë farmacistët, me një mesazh se do të jetë gjithmonë në dispozicion për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim që të mundësohen shërbime farmaceutike cilësore dhe të promovohet roli i farmacistëve në shoqërinë tonë!

Duhet të theksohet veçanërisht se farmacistët tanë kanë treguar dhe vërtetuar gjatë pandemisë se ata janë një nga segmentet kryesore të sistemit shëndetësor dhe kanë aftësinë për t'u përballë me shumë sfida për të mbrojtur shëndetin publik.