На состанокот беше нагласен ангажманот за продлабочување на соработката меѓу двете министерства. Целта е зајакнување на соработката во областа на здравството помеѓу нашите земји. Во текот на состанокот, по прв пат беше потпишан договор за соработка помеѓу Националната агенција за лекови и медицински средства на Албанија и Агенцијата за лекови и медицински средства на Република Северна Македонија. Договорот беше потпишан од г. Сефедин Јонузи, директор на на Агенцијата за лекови и медицински средства на Република Северна Македонија, и г-ѓа Блерина Каза, директорка на Националната агенција за лекови и медицински средства на Албанија. Ова партнерство е важно за обезбедување на квалитет, безбедност и ефикасност на лековите и медицинските средства, како и за институционален развој со цел заштита на јавното здравје и обезбедување квалитетни услуги за нашите граѓани.
* * * * * *
Në takim u theksua angazhimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive. Synimi është forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes vendeve tona.Gjatë takimit, për herë të parë, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Shqipërisë dhe Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Sefedin Jonuzi, Drejtor i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Blerina Kaza, Drejtoreshë e Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Shqipërisë. Ky partneritet është i rëndësishëm për garantimin e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, si dhe për zhvillimin institucional, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët tanë.