Sot u mbajt një takim, konstruktiv i drejtorit të MALMED-it Mr.farm.spec. Lirim Shabani dhe dekanit të fakultetit të Farmacisë në Shkup, prof.dr. Zoran Sterjev si dhe përfaqsues të tjerë nga të dy institucionet.
Në takim u fol për bashkëpunimin e deritanishëm lidhur me politikat farmaceutike përfshirë këtu edhe kontrollin e kualitetit të barnave si dhe për aktivitetet e ardhshme të cilat padyshim se do të kontribuojnë në përforcimin e bashkpunimit me qëllim të avancimit te sektorit farmaceutik i cili perfaqson një prej segmenteve kyqe të sistemit shëndetësor në shtetin tonë.