Bartësit e autorizuar për vënien në qarkullim dhe prodhuesit, për pajisje mjekësore që lëshohen (jipen) pa recetë mjekësore, mund ta informojnë publikun e gjerë për karakteristikat e pajisjeve mjekësore në pajtueshmëri me udhëzimin për pacientin, ndërsa janë të detyruar ta bëjnë këtë në mënyrë objektive edhe pas aprovimit paraprak prej Agjencisë.
Reklamimi i pajisjeve mjekësore që lëshohen me recetë mjekësore të destinuara për punëtorët shëndetësor (promovimi i pajisjeve mjekësore) është lejuar për të siguruar informacione në përputhje me udhëzimin për përdorimin ose në lidhje me kushtet në të cilat pajisjet mjekësore janë vënë në qarkullim. Reklamimi i pajisjeve mjekësore të destinuara për punëtorët shëndetësor e bëjnë bartësit e autorizuar për vënien në qarkullim përmes shpalljeve në letërsinë profesionale dhe publikime tjera profesionale si dhe dhënia e drejtëpërdrejtë e informacioneve të punëtorëve shëndetësor të cilët përshkruajnë ose shpërndajnë pajisje mjekësore.
Reklamimi bëhet duke dhënë informacione për pajisjet mjekësore të cilat duhen të jenë të vërteta dhe shkencarisht të vërtetuara.
Reklamimi i pajisjeve mjekësore mund të bëhet përmes:
1) Reklamimi në mediumet publike përmes internetit, në vendet publike dhe llojet tjera të reklamimeve të destinuara për publikun e gjerë (dorëzimin e materialit për reklamim me postë, vizita etj).
2) Promovimi i pajisjeve mjekësore të punëtorëve shëndetësor që e përshkruajnë pajisjen mjekësore edhe atë me informim të menjëhershëm në revistat profesionale dhe forma të tjera të promovimit.
3) Sponzorimin e tubimeve shkencore dhe promovuese në të cilën marrin pjesë persona nga radhët e publikut profesionist.