IPA (Instrument for Pre-accession Assistance)
Maqedonia tashmë 8 vite është pjesë e projektit IPA e Agjencisë Evropiane të Barnave.
Instrumenti i Ndihmës Para-Anëtarësimit (IPA) përfshin takime, seanca trajnimi dhe konferenca të krijuara për të ndihmuar nëpunësit civil nga vendet përfituese si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia me përgatitjet për përfshirjen e tyre në aktivitetet e Agjencisë Evropiane të Barnave.
Programi IPA u nis nga Komisioni Evropian në 2009 si pjesë e përgatitjeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE).
Qëllimet kryesore:
- Qëllimi i këtij projekti është që të ndërtohen kontakte dhe marrëdhënie midis Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Agjencisë së Barnave të përfshira në përgatitjet për bashkëpunimin e këtyre vendeve në rrjetin rregullativ të BE-së.
- të përgatisë autoritetet kompetente kombëtare të vendeve kandidate dhe kandidatët potencial që janë aktivë te prodhimet medicinale për pjesëmarrjen e tyre në rrjetet e Agjencisë.
- të kontribuojnë në formimin (krijimin) e sistemeve të komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve që do të mundësojnë pjesëmarrjen e ardhshme të përdoruesve në rrjetet e Agjencisë.
- ndihmojnë në lehtësimin e miratimit të kërkesave të përbashkëta teknike;
- Ti identifikojë fushat ku mund të kërkohen aktivitete shtesë që të sigurohet zhvendosje të pandërprerë të së drejtës për në BE (organi I ligjit të BE – së) në legjislacionin e tyre kombëtar.
- ti përgatisin për pjesëmarrje në komisionet e Agjencisë.
Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është aktivë pjesëmarrëse me përfaqësuesit e saj në disa grupe pune dhe trajnime në EMA edhe atë në fushat e inspektimit të mbykqyrjes, format klinike, farmakovigjilenca dhe politika dhe cilësia shëndetësore.
Drejtoria Evropiane për cilësinë e barnave (EDQM)
Agjencia e barnave ka përfaqësuesin e saj në Komisionin e eksperteve për kujdesin farmaceutik gjithashtu dhe në Komisionin e eksperteve për klasifikimin e barnave ku përfaqësuesi ynë nga viti 2015 është emëruar kryetar i atij komisioni.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) (WHO)
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH është partenre standarte e shëndetësisë në Maqedoni dhe Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në fushën e zbatimit dhe mbështetjes së programeve dhe projekteve për praktikat e mira të farmacisë dhe përparimin e shëndetit.
MEDICRIME Convention Council of Europe
Maqedonia mbështet Konventën e Këshillit në Evropë MEDICRIME në luftë kundër barnave të falsifikuara. Për këtë qëllim, në vitin 2014 Maqedonia ka qenë nikoqire e Konferencës Rajonale kushtuar Konventës MEDICRIME.
TAIEX ((Technical Assistance and Information Exchange instrument of the European Commission))
MALMED ka bashkëpunim të mirë me Misionin TAIEX pranë Komisionit Evropian para pranimit për ndihmë teknike dhe shkëmbimin e informacioneve.
Me ndihmën e TAIEX në dhjetor të vitit 2013 ishte organizuar seminar për prodhimin dhe praktikën e mirë të shpërndarjes (PMP/ PBB), ndërsa në vitin 2014 është realizuar vizita njëjavore studimore në pjesën e mbikëqyrjes së inspektimit në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në Madrid – Spanjë (AEMPS).
Në janar të vitit 2017 ishte organizuar punëtori në lidhje me ndryshimet dhe zbatimi i direktivës së re të Pajisjeve Mjekësore të BE – së.
Memorandume për bashkëpunim me Agjencitë e rregullatorëve të huaj
Në kuadër të planit dhe misionit të saj, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani ka nënshkruar disa Memorandume për bashkëpunim me Agjenci të huaja për barna dhe pajisje mjekësore edhe atë me: Sërbinë, Bullgarinë, Maline Zi, Bosnjën dhe Anglinë.
Sipas këtyre Memorandumeve është parashikuar bashkëpunimi në fushën e përparimit të potencialit profesional të të punësuarve, shkëmbimi i informacionit dhe përvojave, monitorimi i politikave shëndetësore dhe legjislacionit evropian.
MALMED gjithmon është i hapur për të hapur fusha të reja të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtarë.