- Diagnoza, parandalimi, monitorimi, trajtimi ose lehtësimi i sëmundjes,
- Diagnoza, moniterimi dhe mbikqyrja, tretmani, lehtësimi dhe kompenzimi i dëmtimit ose handikap.
- studimi, zëvendësimi ose modifikimi i procesit anatomik ose fiziologjik dhe:
- Kontrolla e koncepimit.
Pajisjet Mjekësore, gjithashtu i përfshijnë edhe:
- Materiale të destinuara nga prodhuesit e tyre për përdorimin së bashku me pajisjen mjekësore që të mundësohet përdorimi i saj:
- Materiale që kanë karekteristika specifike të dizajnuara dhe bëhen me shkrim nga personi i kualifikuar për përdorime individuale nga pacientë të veçantë dhe
- Materiale të destinuar për provat klinike
Pajisjet mjekësore për diagnostifikimin In Vitro janë pajisje mjekësore që përmbajnë reagentë, paketë reagentësh , prodhim të reagentit, materiali i kontrollit dhe kalibrimit, instrumente dhe aparate, pajisje që përdoret në mënyrë të pavarur, ose në kombinim dhe të destinuara për përdorim në kushte in vitro për studimin e ekzemplarëve biologjik, përfshirë ekzemplarët nga indet që rrjedhin nga trupi i njeriut me qëllim të sigurimit të informacionit:
- në lidhje me gjendjen fiziologjike ose patologjike,
- në lidhje me anomali kongjinitale,
- për përcaktim të pajtueshmërisë me marrës potencial dhe
- për monitorim të masave terapiotike,
Pajisjet Mjekësore, në lidhje me rrezikun potencial për pëdoruesit klasifikohen si:
- Klasa I – pajisjet mjekësore me potencial të ulët të rrezikut,
- Klasa II – a – pajisjet mjekësore me potencial të lartë të rrezikut;
- Klasa II – b – pajisjet mjekësore me potencial më të lartë rreziku dhe
- Klasa III – pajisjet mjekësore me potencial më të lartë të rrezikut
Pajisjet Mjekësore për in vitro diagnostifikim kualifikohen si:
- Pajisjet diagnostike për in vitro që përdoren ekskluzivisht nga ana e personave profesionistë dhe të klasifikuar pavarësisht prej llojit të pajisjeve të listave A dhe B;
- Pajisje diagnostike për in vitro vetëm për diagnostifikimin dhe
- Të gjitha pajisjet tjera diagnostike për in vitro:
Pajisjet Mjekësore sa i përket mënyrës dhe vendit të lëshimit klasifikohen si:
- Pajisjet mjekësore që lëshohen (jepen) me reçetë në përputhje me evidencën e Regjistrit të pajisjeve mjekësore, vetëm në barnatore dhe shitore të specializuara;
- Pajisjet mjekësore që lëshohen pa recept, në përputhje më evidencën në regjistrin te pajisjet mjekësore, vetëm në barnatore dhe shitore të specializuara.
- Pajisjet mjekësore që lëshohen me recept në përputhje me evidencën në regjistrin e pajisjeve mjekësore në barnatoret e spitalit
- Pajisjet mjekësore që lëshohen pa recept në shitje falas.