+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Во просториите на Агенцијата за лекови и медицински средства на Република Северна Македонија се одржа значаен состанок помеѓу директорот на Агенцијата Сефедин Јонузи и заменик-директорот Маја Ковачева, заедно со Весна Ставрова, претседател на Фармацевтската комора на Република Северна Македонија и Џоана Андоноска, претседател на Здружението на приватни аптеки на РСМ. 

На состанокот се разговараше за тековните предизвици и можности за подобрување на соработката помеѓу Агенцијата и приватните аптеки, како и фармацевтската индустрија во целина. Беше истакната важноста на проактивниот дијалог и заедничката работа за надминување на постоечките проблеми во интерес на подобра достапност и квалитет на лековите и медицинските средства за граѓаните. 

Наша мисија е да се следат националните интереси и политиката на приближување кон високите стандарди и барања на ЕУ и да се обезбеди заштита на здравјето на подрачјето на лековите и медицинските средства преку ефикасна имплементација на регулативата и надзорот, како и информирањето на стручната и пошироката јавност. 

Во текот на состанокот, учесниците истакнаа дека соработката помеѓу сите засегнати страни е клучна за одржување на високите стандарди во фармацевтскиот сектор и дека преку заеднички напори ќе се постигне континуирано унапредување на квалитетот на услугите.  Агенцијата за лекови и медицински средства останува посветена на поддршка на фармацевтската фела во справувањето со предизвиците и подобрување на регулативите.

* * * * *

Në ambientet e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një takim i rëndësishëm ndërmjet drejtorit të Agjencisë, Sefedin Jonuzi  dhe zëvendësdrejtoreshës  Maja Kovaçeva, së bashku me Vesna Stavrova,  kryetare e Odës së Farmacistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Joana Andonoska, kryetare e Shoqatës së Farmacive Private të RMV. 

Në takim u diskutua për sfidat aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë dhe farmacive private, si dhe industrisë farmaceutike në tërësi. U theksua rëndësia e dialogut proaktiv dhe punës së përbashkët për tejkalimin e problemeve ekzistuese, me qëllim përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore për qytetarët. 

Misioni ynë është të ndjekim interesat kombëtare dhe politikën e afrimit me standardet dhe kërkesat e larta të BE-së dhe të sigurojmë mbrojtjen e shëndetit në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore, përmes implementimit efikas të rregulloreve dhe mbikëqyrjes, si dhe informimit të opinionit profesional dhe të gjerë. 

Gjatë takimit, pjesëmarrësit theksuan se bashkëpunimi ndërmjet të gjitha palëve të interesuara është çelësi për ruajtjen e standardeve të larta në sektorin farmaceutik dhe se përmes përpjekjeve të përbashkëta do të arrihet përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve.  Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore mbetet e përkushtuar për të mbështetur sektorin farmaceutike në përballjen me sfidat dhe përmirësimin e rregulloreve.