+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

Për Agjencinë

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED) është themeluar më 16 shtator 2014, në bazë të Ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 106/07, 88/10, 36/11, 53/11, 136/11, 11/12, 147/13, 164/13, 27/14, 43/14 dhe 88/15), si një organ i pavarur i administratës shtetërore.

Themeluesi i MALMED-it është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
В.Д. Директор на МАЛМЕД е Сефедин Јонузи, дипл. фарм.
Pasuritë dhe pronat për krijimin dhe fillimin e funksionimit të MALMED përbëjnë pasuritë dhe pronat e Byrosë së Barnave, një organ në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili me këtë ligj, me krijimin e Agjencisë, pushoi së ekzistuari.
Me krijimin e MALMED-it fitoi një vrull të ri, mundësi të reja, potencial njerëzor dhe hapësinor, si dhe fleksibilitetin e nevojshëm dhe pavarësinë profesionale të nevojshme për hapat përpara që na presin, sfida të reja profesionale dhe shoqërore, zhvillimi i vazhdueshëm i kompetencave, lidhjeve të gjëra rajonale dhe evropiane.

MISIONI, VIZIONI, PARIMET DHE VLERAT

MISIONI
Misioni ynë është të ndjekim interesat dhe politikat kombëtare që të jemi sa më afër kërkesave dhe standardeve të larta të BE-së dhe të sigurojmë mbrojtjen e shëndetit në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore përmes implementimit efikas të rregullativës dhe mbikëqyrjes si dhe informimin e ekspertëve si dhe publikut më të gjërë.

VIZIONI
Vizioni ynë është të zhvillohet në një Agjenci të pavarur profesionalisht, efikase, e njohur shoqërore dhe profesionale që të mund të krahasohet me organet tjera kompetente të barnave dhe pajisjeve mjekësore në rajon dhe në BE.

PRINCIPET
Parimet tona janë përgjegjësia sociale, cilësia e punës, puna ekipore dhe transparenca.

VLERAT
Vlerat që ne vlerësojmë dhe promovojmë në Agjencinë tonë janë përgjegjësia, ndershmëria, profesionalizmi, fleksibiliteti, përkatësia dhe zhvillimi.