Во врска со Твининг проектот на МАЛМЕД под наслов ,,Усогласување на националното законодавство за лекови и медицински средства со таа на ЕУ и јакнење на капацитетите за нејзино имплементирање” на 12-ти Март во просториите на МАЛМЕД се одржа завршен состанок со што и официјално завршија сите предвидени активности од проектот. На состанокот учествуваа Директорот на МАЛМЕД М-р фарм  Висара Риза, проектниот лидер од Литванија г-дин Гитис Андролионис, проектниот лидер од РСМ Мерјем Хаџихамза, проектниот тим на МАЛМЕД, еден претставник од ЕУ делегацијата и претставници од  Министерството за здравство.

Општ заклучок беше дека  сите предивидени активности се спроведоа на време и дека успешноста на проектот се должи на одличната соработка помеѓу твининг партнерите. Преку вредна работа и силна соработка помеѓу литванските и македонските колеги, се спроведоа многу активности, како што се: ревизија на сегашното законодавство за лекови и медицински помагала,  анализа на организациската структура на МАЛМЕД, функции и одговорности на структурните единици на МАЛМЕД, анализа на потребите за обука, ревизија на моменталната состојба со потрошувачката на лековите како и значен број на студиски посети на вработените на МАЛМЕД. Нивната успешна имплементација беше можна само преку подготвеност за растење заедно и споделување на стручноста и знаењата.

Четринаесет вработени на МАЛМЕД беа на студиски посети со цел  унапредување на знаењата во областа на употреба на лековите, клиничките испитувања и инспекцијата.

Четири заеднички инспекции беа извршени од литвански и македонски инспектори во делот на Добрата производна пракса, добрата клиничка пракса и добрата дистрибутивна пракса

Шест обуки беа спроведени во МАЛМЕД од Литванските ескперти за различни сегменти од работењето на МАЛМЕД.

Сите присутни се согласија дека овој проект е одличен основ за понатомошна соработка помеѓу двете регулаторните тела, МАЛМЕД и Литванската Агенција за контрола на лекови.


Në lidhje me Twinning projektin e Agjencionit, me titull “Harmonizimi i legjislativës kombëtare për barna dhe pajisje mjekësore me atë të EU-së dhe përforcimi i kapaciteteve për implementim të saj”, më 12 Mars në hapësirat e MALMED u mbajt takimi përmbyllës me çka edhe në mënyrë oficiale mbaruan të gjitha aktivitetet e parapara të projektit. Në takim morën pjesë drejtoresha e MALMED-it, Mr. pharm Visara Riza, udhëheqësi i projektit nga Lituania, z. Gitis Androlionis, udhëheqës i projeketit për RMV, Merjem Haxhihamza, ekipi i projektit të Malmedit, një përfaqësues nga delegacioni i EU-së dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.

Të gjithë të pranishmit ishin në përfundim se të gjitha aktivitetet e parapara janë të implementuara në kohë, dhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes partnerëve të projektit, ky projekt ishte i suksesshëm. Me një punë të zellshme dhe bashkëpunim të fuqishëm mes kolegëve nga Lituania dhe vendi ynë, u implementuan shumë aktivitete, siç janë: revizioni i legjislativës momentale për barna dhe pajisje mjekësore, analiza e strukturës organizative të MALMED-it, funkcionet dhe përgjegjësitë e njësive stukturore të saj, analiza e nevojave për trajnime, revizioni i gjendjes momentale për harxhimet e barnave, si dhe një numër të konsiderueshëm të vizitave studimore të të punësuarve në MALMED. Implementimi i tyre ishte i mundur vetëm përmes gatishmërisë për t’u ngritur bashkë dhe ndarjes së profesionalizmit dhe njohurive.

Katërmbëdhjetë të punësuar nga Agjencioni ishin në vizitë studimore me qëllim të avancimit të njohurive në lëminë e përdorimit të barnave, hulumtimeve klinike dhe inspekcionit.

Katër inspekcione të përbashkëta janë kryer nga inspektorët lituanez dhe të vendit, në pjesën e Praktikës së mirë prodhuese, praktikës së mirë klinike dhe praktikës së mirë distributive.

Gjashtë trajnime janë kryer në MALMED, nga ekspertë lituanezë për segmente të ndryshme nga puna e MALMED-it.

Në fund, të gjithë të pranishmit u pajtuan se ky projekt është një bazë e shkëlqyer për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy autoriteteve rregullative, MALMED-it dhe Agjencionit lituanez për kontrollë të barnave.