Светскиот ден на фармацевтите 25 Септември е ден кој се слави секоја година на глобално ниво со цел да им се оддаде признание и почит на фармацевтите за нивниот значаен придонес во подобрувањето на јавното здравје.
Овој посебен ден ја нагласува сигинификантната улога што ја играат фармацевтите во подобрувањето на човечкиот живот. Примарната цел е на овој ден да се промовираат и поддржат иницијативи кои ја подигнуваат свеста и се залагаат за виталните придонеси на фармацевтите ширум светот.
Темата на Светскиот ден на фармацевтот за оваа година е „Аптекарството ги зајакнува здравствените системи“ и е посветен на препознавање и славење на незаменливите придонеси на фармацевтите во областа на медицинските суплементи и здравствените работници.
Светскиот ден на фармацевтот има важност бидејќи се слави на глобално ниво за да се признае и да се изрази благодарност за незаменливата улога што фармацевтите ја играат во нашето општество. Фармацевтите играат клучна улога во едукацијата на јавноста за лековите, обезбедувањето безбедна употреба на фармацевтските производи и промовирањето на глобалната свест за прашања поврзани со здравјето на човекот.
Во оваа насока директорот на Агенцијата за лекови и медицинки Мр.фарм.спец. Лирим Шабани ја користи можноста да им го честита овој голем ден на сите фармацевти и да укаже дека е секогаш на нивната страна и е подготвен да им излезе во пресрет за сите нивни потреби и проекти кои на било кој начин се поврзани со надлежностите на Агенцијата. Сите ние сме свесни за релевнатната улога што фармацевтите ја имаат во рамките на нашиот здравствен систем а посебно во фармацевтскиот сектор.
* * * * *
Dita Botërore e Farmacistëve, 25 Shtatori, është një ditë që festohet çdo vit në nivel global, si një rast i dedikuar për të njohur dhe nderuar farmacistët për kontributin e tyre të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit publik.
Kjo ditë e veçantë thekson rolin jetësor që luajnë farmacistët në përmirësimin e jetës së njeriut. Objektivi kryesor i Ditës Botërore të Farmacistëve është të promovojë dhe mbështesë iniciativat që rrisin ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për kontributet e dhëna jetike të farmacistëve në mbarë botën.
Tema e Ditës Botërore të Farmacistëve për këtë vit është “Farmacia i forcon sistemet shëndetësore” dhe kjo ditë i kushtohet njohjes dhe festimit të kontributeve të pazëvendësueshme të farmacistëve në fushën e suplementeve mjekësore dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Dita Botërore e Farmacistit ka rëndësi pasi festohet në nivel global për të njohur dhe shprehur mirënjohje për rolin e pazëvendësueshëm që luajnë farmacistët në shoqërinë tonë. Farmacistët luajnë një rol vendimtar në edukimin e popullatës për barnat, përdorimin e sigurt të tyre dhe promovimin e ndërgjegjësimit global për çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut.
Në këtë drejtim, Drejtori i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Mr.farm.spec Lirim Shabani shfrytëzon këtë mundësi për t’u uruar këtë ditë madhështore të gjithë farmacistëve duke theksuar se është gjithmonë në anën e tyre dhe është i gatshëm t’u dalë në ndihmë për të gjitha nevojat dhe projektet e tyre që në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me kompetencat e Agjencisë. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që farmacistët e kanë brenda sistemit tonë shëndetësor dhe veçanërisht në sektorin farmaceutik.