+389 2 5112 394 info@malmed.gov.mk
Select Page

PARAQITJE E EFEKTEVE ANËSORE TË BARNAVE (për pacientë dhe publikun)

Të nderuar pacientë,

Qëllimi kryesor i Agjencisë së Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore në Republikën e Maqedonisë (MALMED) është mbrojtja e shëndetit publik, i cili në pjesën e farmakovigjilencës bëhet me anë të përcjelljes dhe vlerësimit të reaksioneve të padëshiruara të barnave.
MALMED-i i mbledh, i përpunon dhe i përcjellë efektet anësore të cilat paraqiten edhe nga Ju, pacientë dhe shfrytëzues të barnave.
Përveç paraqitjeve të marra për efekteve anësore nga punonjësit e shëndetësisë, prodhuesit e barnave dhe bartësit e lejeve vlerësojnë edhe paraqitjet nga pacientët. Ata bëhen pjesë e dokumentacionit për siguri të barit, në bazë të të cilave jepen rekomandime për përdorimin e sigurt të tij në lidhje me dozimin e drejtë, kontraindikacionet, paralajmërimet e veçanta, ndërveprimet me barna të tjera si dhe masa për minimizimin e paraqitjeve të efekteve anësore. Këto rekomandime janë të shënuara edhe në Udhëzuesin e përdorimit të barit, që ndodhet në çdo paketim të barit dhe që mund ta gjeni edhe në faqen: https://lekovi.zdravstvo.gov.mk/drugsregister/overview
Përderisa dyshoni se ndonjë simptomë e caktuar, që e keni ndjerë, ka lidhje me marrjen e barit që e shfrytëzoni, ju lutemi të veproni si në vijim:
1. Lexoni përsëri Udhëzuesin e përdorimit të barit, për shkak se aty janë të shënuara reaksionet e pritura dhe të padëshiruara të barit, si dhe rekomandimet si të veproni në rast të shfaqjes së reaksioneve të padëshiruara serioze.
2. Këshillohuni me mjekun tuaj apo farmacistin, sepse ata do t’ju japin këshillë profesionale për përdorimin e mëtutjeshëm të barit për të cilin dyshoni se ju kanë shkaktuar efektet anësore (për shembull: ndërprerje të përdorimit të barit, ndërrimin e barit, zvogëlimin e dozës, vazhdimin e terapisë etj).
3. Paraqitni problemet e Juaja në MALMED, duke plotësuar aplikacionin online të paraqitjes së reaksioneve të padëshiruara për pacientë.MALMED-i do ta përpunojë paraqitjen tuaj dhe do ta futë në Bazën nacionale të efekteve anësore të barnave dhe rasti do të bëhet pjesë e dokumentacionit për siguri të barit.
Paraqitja Juaj për simptome/reaksione të padëshiruara, për të cilat dyshoni se janë të shkaktuara nga përdorimi i barit, mund të ndihmojë të zvogëlohet shpeshtësia e paraqitjes ose të shmanget. Mund të paraqitni efektet anësore që i keni ndjerë personalisht, e ka ndjerë fëmija Juaj apo personi për të cilin kujdeseni.

E RËNDËSISHME!

MALMED-i nuk mund të japë këshilla mjekësore individuale për terapinë e shkruar, prandaj është e domosdoshme që, për të gjitha këshillat që kanë të bëjnë me terapinë individuale, të drejtoheni te mjeku i cili ua ka shkruar terapinë, ose te farmacisti i cili ua ka dhënë të njëjtën.
Për vlerësim më të mirë të rasteve dhe nxjerrjen e përfundimeve të rëndësishme, ju lutemi që, nëse keni mundësi, në paraqitjen e reaksioneve të padëshiruara të shënoni sa më shumë të dhëna. Nëse për vlerësimin e rastit të paraqitur na duhen informacione shtesë, është e patjetërsueshme t’ju kontaktojmë. Për këtë shkak në fletëparaqitje patjetër duhet të plotësohen fushat: Numri i telefonit për kontakt dhe e-mail adresa.

Vendosni tekstin
Përshkruani simptomat dhe reaksionin pas përdorimit të barit